E kishte paralajmëruar muaj më parë, AAK e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Qeverinë

Aktuale

E kishte paralajmëruar muaj më parë, AAK e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Qeverinë

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 06:17
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë

Ligji për Qeverinë është tejkaluar në Kuvendin e Kosovës në tetor të vitit të kaluar.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë ka nisur procesin që këtë Ligj ta dërgoj në Gjykatë Kushtetuese.

Shefi i grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se procesi i ka dy afate.

Sipas Tahiri afati i parë me 10 nënshkrime ka kaluar, dhe tash është afati i dytë me 30 nënshkrime.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së është shprehur optimist që edhe afati i dytë do të kaloj.

“Nuk është e drejta e zëvendësministrit me nënshkru. Zv.ministri nuk votohet në Kuvend, rrjedhimisht nuk ka asnjë përgjithësi me nënshkru kontrata. Janë dy afate. Afati i parë ka qenë me 10 nënshkrime i cili është tejkalu, tash duhet me 30 nënshkrime e gjithë opozita të nënshkruaj.” – ka thënë Tahiri.

Këtë gjë, AAK, gjegjësisht Tahiri e kishte paralajmëruar muaj më parë. Në paraqitjen në Kuvend, ai kishte thënë se ky Ligj do të dërgohet në Kushtetuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat