Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka kërkuar sqarime për një foto të saj me me ish-agjenti e lartë të FBI-së Charles McGonigal.
Abrashi ka thënë se tashmë është i njohur rasti ‘Mcgonigal’, andaj “nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është mirë të na njoftojë për lidhjet dhe takimet me këtë person dhe temat e diskutuara”.
Reagimi i Çitakut ka qenë i menjëhershëm, duke e quajtur “një përpjekje qesharake e ekspontëve të VV-së për të shpërndarë mjegull”.
Ajo ka sqaruar lidhjen e saj me McGonigal, gjersa e ka pyetur Lëvizjen Vetëvendosje “e tash, si e keni Martinin”.
Postimi i plotë:
Një përpjekje qesharake e ekspontëve të VV-së për të shpërndarë mjegull.
Me 4 Tetor 2017 jam ftuar zyrtarisht të flas para oficerëve dhe kadetëve të FBI për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve në luftimin e sfidave rajonale dhe globale. Folës kemi qenë unë dhe Henry Kissinger.
Ngjashëm jam ftuar edhe në State Department, CIA etc.
Ky ka qenë nderë që i është bërë Kosovës.
E tash, si e keni Martinin?