Përfundon intervistimi nga Prokuroria Speciale/ Haki Abazi flet para gazetarëve!

Aktuale

Përfundon intervistimi nga Prokuroria Speciale/ Haki Abazi flet para gazetarëve!

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 07:56 Përditësuar në ora: 12:00 më 21.02.2023
Haki Abazi

Abazi pas intervistimit nga Prokuroria: S’do të ndalem pavarësisht presioneve

Deputeti i Lëvizjes së Vetëvendosjes, Haki Abazi, pas përfundimit të intervistimit

nga Prokuroria Speciale për deklaratat e tij për rastin Dehari, tha se nuk do të ndalet pavarësisht presioneve që mund të shkojnë nga drejtime të ndryshme.

Abazi u shpreh se “ajo që duhet të kuptuar është se kur hyn palaqoja në pallat mbretëror nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet cirkus”. I pyetur se për kë ishte kjo deklaratë, ai nuk dha përgjigje.

Për shkarkimin e tij nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Abazi tha se ka ardhur nga guximi i tij për të shtruar tema kritike për shoqërinë.

Abazi: S’mundem të japë asnjë informacion për këtë çështje të hetuesisë dhe prokurorisë

"Të gjitha pjesët tjera janë pjesë e prokurorisë. Ashtu edhe siç e kam bërë deklaratën time në hollin e Kuvendit, është çështje e prokurorisë që të merret me këtë çështje dhe të realizojë drejtësinë...Nuk mundem me dhënë asnjë informacion për këtë çështje të hetuesisë dhe prokurorisë. Por, si deputet dhe si qytetar i lirë i Kosovës, të cilit i garantohet e drejta e fjalës dhe shërbimin në interes të publikut, nuk do të ndalem që pavarësisht limitimeve që mund të ekzistojnë nga presioni deri në realizimin e të drejtave të mija si deputet e si qytetar në një shoqëri normale, tani pjesa tjetër është politike. Presioni mund të shkojë në drejtime të ndryshme, por shkarkimini im si kryetar i komisionit vjen për shkak të guximit tim për te qel tema dhe për të shtruar pyetje kritike për shoqërinë tonë. Por, ajo që duhet të kuptoni është se kur hyn palaqoja në pallat mbretëror nuk bëhët mbret, vetëm mbretëria bëhet cirkus. Ne kemi bërë gjithë punën tonë për ndryshimin e madh në këtë vend që të vije drejtësia në vend e zhvillimi të bëhët më kohëzonin shoqëror. Kjo që po ndodh tani, përfshirë edhe shkarkimin me urdhër nga kryeministri Kurti, është rezultat i guximit qytetar dhe kryerjes së punës sipas betimit tim në Parlamentin e Kosovës. Nuk kam heshtur në të kaluarën, nuk do të hesht as tani, do të kryej punën time si deputet dhe si qytetar aktiv", u shpreh Abazi.

Kujtojmë që, të enjten (16 shkurt), në një konferencë për medie, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se duhet të kërkohen video-incizimet për zhdukjen e mostrave të rastit Dehari. Sipas tij, Prokuroria Speciale duhet të intervistojë kryeministrin, Albin Kurti, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, etj.

Abazi, Kurtit: Kur hyn palaçoja në pallat mbretëror, nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet cirkuz

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi është deklaruar pas intervistimit nga Prokuroria Speciale lidhur me deklarata e tij për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Ndër të tjera, Abazi ka folur edhe për shkarkimin e tij nga Komisionet Parlamentare.

Ai ka thënë se shkarkimi i tij kryetar i Komisionit vjen për shkak të guximit për të çelë tema kritike për shoqërinë.

Kam marrë ftesën nga Prokuroria, unë i jam përgjigjur ftesën. Prokuroria ka qenë jashtëzakonisht korrekte në procesin e intervistimit si dëshmitar. Të gjitha pjesët tjera janë pjesë e Prokurorisë. Është çështje e Prokurorisë të merret me këtë çështje dhe të realizojë drejtësinë”.

Abazi ka thënë se nuk do të ndalet, pavarësisht limitimeve dhe presionit që mund t’i ushtrohet.

Ajo që them unë edhe si deputet edhe si qytetar i lirë i Republikës së Kosovës, të cilit i garantohet e drejta e fjalës, nuk do të ndalem që pavarësisht limitimeve që mund të ekzistojnë nga presioni deri në realizimin e të drejtave të mia si deputet dhe qytetar në një shoqëri normale. Pjesa tjetër është politike, presioni mund të shkojë në drejtime të ndryshme”.

“Shkarkimi im si kryetar i Komisionit vjen për shkak të guximit tim për të çelë tema kritike për shoqërinë tonë. Kur hyn palaçoja në pallat mbretëror, nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet cirkuz. Ne kemi bërë gjithë punën tonë për ndryshimin e madh në këtë vend. Kjo që po ndodh tani, përfshirë edhe shkarkimin nga z. Kurti, është rezultat i guximit qytetar dhe kryerjes së punës sipas betimit tim në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Abazi.

Abazi pas intervistimit: Nuk flasë fare, janë çështje të Prokurorisë dhe hetuesisë

Deputeti i LVV-së. Haki Abazi, pas intervistimit nga Prokuroria Speciale nuk ka dashur të prononzohet për media.

Abazi ka thënë para gazetarëve se çështja e provave të Astrit Deharit i takon Prokurorisë dhe hetuesisë, dhe ai nuk mund të flasë asgjë tjetër.

Ashtu siç e ka dhënë deklaratën time në hollin e Kuvendit është çështje e Prokurorisë që të merret më këtë e të realizojë drejtësinë. Nuk mundem më dhëne asnjë informacion mbi këtë çështje, meqë janë çështje të hetuesisë dhe të prokurorisë”.

Por, ajo çfarë them unë si deputet edhe si qytetarë i lirë i Republikës së Kosovës, të cilit i garantohet e drejta e fjalës, nuk do të ndalëm pavarësisht limitimeve që mund të ekzistojnë, nga presioni deri në realizimin e të drejtave të mia si deputet dhe si qytetarë në një shoqëri normale”, ka thënë Abazi.

Ndryshe, Abazi, deklaroi të enjten se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

Ai kërkoi nga Prokuroria që ta intervistojë kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me rastin.

Kryeminsitri Albin Kurti, para gazetarëve ka thënë se akuzat janë të pavërteta dhe të pasakta.

Tutje Kurti tha se nuk mban përgjegjësi për fjalën publike të dikujt.

Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. LVV është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, ka thënë ai.

Më 8 dhjetor të vitit të kaluar, 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prokurori nuk lejon avokatin Tomë Gashi të marrë pjesë në intervistimin e Haki Abazit

Prokurori në Prokurorinë Speciale, e ka refuzuar avokatin e familjes Dehari, Tomë Gashi që të jetë i pranishëm në marrjen në pyetje të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Në një deklarim për gazetarë, Gashi tha se ka qenë i pritshëm moslejimi i tij gjatë marrjes n pyetje të Haki Abazit.

“Unë faktikisht kam menduar që ai do të veprojë ashtu siç veproi tani që thjesht nuk lejoi që me marrë pjesë në cilësi të avokatit, përfaqësuesit juridik të familjes Astrit Dehari dhe i ka njoftuar zyrtarët përkatës, mos të më lejojë pjesëmarrjen gjatë dëgjimit të deputetit Haki Abazi. Deputeti veç ka hy në zyrën e prokurorit dhe besoj që intervistimi i tij ose ka filluar ose do të fillojë për pak minuta këto janë çështje procedurale dhe për këtë arsye kam paraqitur një shkresë paraprakisht sepse prapë po them që duke e ditur mostransparencën e prokurorit Afrim Shefkiut në rastin e hetimit të vrasjes së Astrit Deharit”, tha ai.

Tomë Gashi gjithashtu përmendi edhe zhdukjen e mostrave të këtij rasti ku tha se ka ndikim të drejtpërdrejtë në rast.

Pra zhdukja e mostrave të mjekësisë ligjore ka të bëjë drejtpërdrejtë me dëmtimin e hetimit të këtij rasti ku unë kam paraqitur një shkresë në bazë të secilës kam kërkuar që prokurori i rastit Afrim Shefkiu të na njoftojë me shkrim arsyet e moslejimit të pjesëmarrjes sime në dëgjim gjatë dëshmitarit Haki Abazi. Kështu që unë do të jem faktikisht në pamundësi ta dijë se çfarë po deklaron deputeti Haki Abazi në deklaratën e tij në cilësi të dëshmitarit dhe ju mbetet juve që ta intervistoni pas daljes së tij”, deklaroi Gashi.

Nis intervistimi i Haki Abazit në Prokurorinë Speciale

Ka nis intervistimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, nga Prokuroria Speciale.

Javën e kaluar, Abazi kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore .

Ai gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.

I pranishëm ishte edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i cili ka bërë kërkesë që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të Abazit në Prokurori.

Haki Abazi sot intervistohet nga Prokuroria për deklaratat rreth rastit Astrit Dehari

Këtë e ka konfirmuar Abazi dje gjatë ditës. “Të martën në ora 10:00, është caktuar intervista”, ka thënë shkurt Abazi.

Abazi javën e kaluar kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

Ndërkaq, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka njoftuar se ka kërkuar që ai të jetë prezent gjatë marrjes në pyetje të Abazit.

“Në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari sot me shkrim kam kërkuar që të marr pjesë gjatë marrjes në pyetje të tij në Prokurori. A do të na thërras Prokuroria apo jo e marrim vesh të martën”, ka shkruar Gashi.

Abazi ditë më parë tha se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka hedhur dyshime se mostrat e gjakut të Astrit Deharit mund të jenë zhdukur shumë më herët se që është raportuar zyrtarisht.

Sallahu në RTV Dukagjini ka thënë se sipas drejtorit të IML-së, kamerat e sigurisë edhe në momentin e raportimit të zhdukjes së mostrave kanë funksionuar normalisht. 

“Mostrat e gjakut të Astrit Deharit janë parë në epruveta në tetor të vitit 2021 atëherë kur i janë dhënë institutit zviceran për raportin e dytë. Pra ka mundësi që lajmërimi i rastit me humbjen e mostrave nuk është i njëjtë. Pra mostrat mund të jenë zhdukur shumë më herët”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat