Rugova nuk e lexoi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë, Bytyçi befason me deklaratën: Kundërshtarët e tij kërcënuan!

Aktuale

Rugova nuk e lexoi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë, Bytyçi befason me deklaratën: Kundërshtarët e tij kërcënuan!

Nga: A.M. Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 09:55
Presidenti historik, Ibrahim Rugova

Ditë më parë, më saktësisht me 17 shkurt, Kosova festoi 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Pa dyshim, që në këtë përvjetor feste u ndje edhe mungesa e presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova, i cili fatkeqësisht nuk arriti ta mbërrinte ditën e shpalljes së pavarësisë.

E për figuën e presidentit Rugova, shkroi edhe profesori Enver Bytyçi.

Ai përmes një postim në Facebook u shpreh se Rugova ishte dhe mbetet personaliteti më i nderuar dhe respektuar i kohëve moderne të shqiptarëve.

Madje, Bytyçi tregoi edhe dy arsyet se pse presidenti historik shkoi amshim vetëm dy vite para shpalljes së deklaratës së pavarësisë:

“Ai do ta lexonte Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë, por nuk duhej ta bënte këtë, sepse kundërshtarët e tij kërcënuan e thanë: “Nuk e duam pavarësinë, nëse atë e shpall Ibrahim Rugova”!

Sepse Rugova mund ta mbronte shtetësinë dhe territorin nga agresioni e diversioni i Serbisë, por nuk duhej ta bënte këtë akt madhor për formësimin e shtetit të pavarur. Ata që do ta pasonin ishin plastelinë në duart e qarqeve pro-serbe dhe do të angazhoheshin në plotësimin e interesave të Serbisë në Kosovë”, deklaroi ndër të tjera profesor Bytyçi, përcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

Kosova festoi 15 vjetorin e pavarësisë së saj pa themeluesin e shtetit, Dr. Ibrahim Rugovën! Ata që e duan Rugovën kanë shprehur e shprehin keqardhje që ai nuk e mbërrini ditën e shpalljes së pavarësisë. Por Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet personaliteti më i nderuar dhe respektuar i kohëve moderne të shqiptarëve! Askush si ai në historinë tonë nga Rilindja e këtej nuk ka mundur të jetë në naltësinë e tij!

Presidenti Historik i Kosovës dhe themeluesi i shtetit shkoi në amshim vetëm dy vite para shpalljes së deklaratës së pavarësisë, sepse:

- Ai do ta lexonte Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë, por nuk duhej ta bënte këtë, sepse kundërshtarët e tij kërcënuan e thanë: “Nuk e duam pavarësinë, nëse atë e shpall Ibrahim Rugova”!

- Sepse Rugova mund ta mbronte shtetësinë dhe territorin nga agresioni e diversioni i Serbisë, por nuk duhej ta bënte këtë akt madhor për formësimin e shtetit të pavarur. Ata që do ta pasonin ishin plastelinë në duart e qarqeve pro-serbe dhe do të angazhoheshin në plotësimin e interesave të Serbisë në Kosovë.

Kësisoj Ibrahim Rugova jo vetëm në të gjallë, por edhe me vdekjen e tij, i shërbeu atdheut e kombit të vet. Parandaloi përçarjen tipike shqiptarësh, e cila do ta çonte vendin dhe shtetin në dështim të menjëhershëm. Fatkeqësisht paralandimi pati efekt të shkurtër. Sepse më pas do të vinin në krye të shtetit të Kosovës e të Shqipërisë bashkëpunëtorët e Serbisë dhe do t’i shkatërronin themelet e shtetit të Kosovës e madje edhe të territorit të saj.

Dashtë Zoti e ndërpritet përfundimisht ky proces rrënimi për Kosovën, shtetësinë, territorin e pavarësinë e saj!

Ibrahim Rugova është për këtë një mësim dhe frymëzim i jashtëzakonshëm!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat