Pacolli kritikon Kurtin për qasjen ndaj kompanive publike

Aktuale

Pacolli kritikon Kurtin për qasjen ndaj kompanive publike

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 15:35
Behgjet Pacolli

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj kompanive publike.

Pacolli ia ka rikujtuar kryeministrit Kurti premtimet e tij, se kur të vije në pushtet do të bënte investime të mëdha në kompanitë “Trepça”, “Kedsi”, dhe “Infrakosi” etj.

Në profilin e tij në Facebook, Pacolli ka shkruar se deri me tani këto investime nuk kanë ndodhur.

Sipas tij, me ekonomi duhet të merren profesionistet e jo ideologët.

“Kryetari i Vetëvendosjes dhe Kryeministri i tanishëm Albin Kurti, thoshte gjithmonë se nëse ai do qeverisë, do të ndodhin investime më të mëdha në kompanitë publike, si Trepça, Kedsi, Infrakosi etj. Fatkeqësisht nuk po del ashtu. Jo vetëm që kompanitë në fjalë nuk gjenerojnë të hyra, por edhe gjendja e tyre financiare është katastrofike. Siç shihet, ideologjia kiensiane, në një shoqëri demokratike me treg liberal nuk funksionon. Tu a lëmë ekonominë e Kosovës profesionistëve dhe jo ideologëve”, ka shkruar Pacolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat