Deputeti nga radhlt e listës “Guxo”, Haxhi Avdyli ka reaguar ndaj kritikëve që po kritikojnë kauzat e qeverisë.
Ai ka thënë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë binomi që jo vetëm i ka traumatizuar por edhe i ka vendos në pozita të këqija materiale për shkak të mos financimit të tyre.
Postimi në Facebook:
Sa më shumë që mirren me ne, e banalizojnë deklaratat tona disa nga portalet e nga ish politikanë të shëndrruar në analistë, aq më të fortë dhe më të vendosur po na bëjnë në përkrahje të kauzave të drejta.
Fitorja plebishitare e binomit Vjosa Albin, jo vetëm që i ka traumatizu por si duket i ka vendos edhe në pozitë të keqe materiale për shkak të mos financimit të tyre.
Prandaj përqeshin, banalizojnë, shpifin kundër të gjithë neve që kemi ndihmuar e jetësuar ndryshimin e madh.
Sulmojnë sepse nuk jemi si ata.
Sepse jemi ne rrugë të drejtë.
Sepse jemi me qytetarët e ndershëm.
Por le ta harrojnë që sulmet e tyre na lodhin, as nuk na zbrapsin.
Shumë më i shqetësuar do duhej të ndiheshim të gjithë ne, kur këto portale që pronarë kanë ish politikanë të dështuar e biznismenë të dyshimtë, do na lëvdonin e do na promovonin.
Ne kemi fituar zgjedhjet me premtime për qytetarët, e asnjëherë me kontrata me portale e media që askush nuk ia din burimet e financimeve.
Faleminderit të gjithë juve bashkëqytetarë për dashninë e besimin që po na dhuroni çdo ditë.