Risstuccia: Nuk u shqetësova nga kërkesa e Serbisë për kthimin e ushtrisë

Aktuale

Risstuccia: Nuk u shqetësova nga kërkesa e Serbisë për kthimin e ushtrisë

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 18:40
Angelo Ristuccia

Komandanti i KFOR-it, Angelo Ristuccia, në një intervistë ekskluzive, ka folur për kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtrisë.

Ai është shprehur se e vetmja brengë e tij ishte mbajtja stabile e situatës.

“E vetmja brengë e imja ishte që të mirëmbajë situatën po aq stabile, aq sa do të mund të bënim, për të mundësuar që të rifillojë dialogu, e kam pritur këtë kërkesë, sepse e kanë përmendur shumë herë këtë kërkesë dhe isha gati kur ka ardhur kërkesa”, ja thënë ai.

Ristuccia është shprehur se para se t’i përgjigjeshin kësaj kërkese, kanë analizuar dhe më pas e kanë bërë këtë gjë.

“Kemi analizuar, kemi shënuar dhe pastaj jemi përgjigjur dhe ua kemi bërë të qartë që KFOR-i është plotësisht i pajisur, i organizuar për të bërë mandatin e vet dhe natyrisht kemi edhe mekanizma për të rritur prezencën e trupave tona nëse përkeqësohet situata, pra ishim më se të qartë se ne ishim dhe jemi dhe do të jemi plotësisht të zotuar ndaj zbatimit të mandatit tonë”, është shprehur tutje Ristuccia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat