Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj ka tronditur të akuzuarit e Gjykatës Speciale me një deklaratë të publikuar në rrjetin social Facebook.
Halilaj shkruan se të akuzuarit e Gjykatës Speciale kanë vepruar si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, që sipas tij, kanë keqpërdor UÇK-në që të vijnë në pushtet.
Ai pyet se kush i dha të drejtë vetës që të ekzekutoj Haki Imerin, Xhemjal Mustafën, Behadin Hallaqin, Ahmet Krasniqi, komandant Drinin, Ismet Racin dhe shumë të tjerë?
Avokati Halilaj shton se në traditën e shqiptarit nuk ka qenë kurrë që em vra civilë me duar të lidhura dhe prezent familjes.
Shkrimi i plotë:
Miq të dashur. Propaganda, kinse Gjyakta Speciale po e gjykon UÇK- në, kinse Ne të akuzuarit po gjykohem për Ju, duhet të shpallet si “gënjeshtra e shekullit” (.)
Ngoni miq. Të akuzuarit e Gjykatës Speciale vërtet kanë vepruar si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” të cilët e kanë Keqpërdorë UÇK-në, si vlerën me të madhe të historisë tonë, me qëllimin e vetëm që: të vijnë në pushtet, ta mbajnë pushtetin, dhe përmes tij, të grabisin çdo gjë.
Kush i dha të drejtë vetës ta ekzekutoj veprimtarin Haki Imeri, Xhemajl Mustafa, Behadin Hallaqi, Ahmet Krasniqi, komandant Drini, Ismet Raci e shumë tjerë.
Kurrë në traditën e shqiptarit s'ka qenë me vra civilë, duart lidhë, prezent familjes etj etj.
Mbi të gjitha. Kosova nuk mund të ec para me Krime të pazbuluara...