Kusari-Lila: Dejona Mihali është një nga gratë më punëtore që i kam takuar në Vetëvendosje

Aktuale

Kusari-Lila: Dejona Mihali është një nga gratë më punëtore që i kam takuar në Vetëvendosje

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 21:04
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e deputetëve të Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se në 14 vitet e kaluara në politikë nuk e ka konsideruar vetën që mund të dirigjohet nga dikush.

Kësisoj ajo i është përgjigjur deklaratave të kolegut të partisë, Haki Abazit, i cili kishte thënë se koordinatorja e komiteteve në VV, Dejona Mihali ishte “mashë kontrolli” e grupit parlamentar.

“Në 14 vitet e fundit në politikë nuk e kam konsideruar vetën asnjëherë që mund të dirigjohem nga dikush. Natyrisht të gjithë i kemi veprimet dhe gabimet për të cilat na vlerësojnë të tjerët por të japësh ose të vlerësosh që tërë integritetin, personalitetin dhe vendimmarrjen tënde mund të ta dirigjojë dikush, është me të vërteëtë nënçmim edhe për dikë që e thotë”, ka thënë Kusari-Lila.

Tutje Kusari-Lila e vlerësoi Mihalin si njërën prej grave më punëtore në Vetëvendosje.

“Zonja Mihali është një nga gratë më punëtore që i kam takuar në jetën time në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje. E kam taku herën e parë në vitin 2019, është koordinatore e komiteteve ku bëhen politikat dhe bashkëpunimi e koordinimi me të është bashkëpunimi e koordinimi me një bashkëpunëtore me të cilën në rrugëtimin politik dhe në arritjen e synimeve institucionale, natyrisht që ka sfida të shumta në kontekstin e përgjithshëm ndërsa në kontekstin personal, asnjë”, ka deklaruar ajo.

Kusari-Lila thotë se Mihali kritikohet pikërisht nga personat të cilëve u ka shprehur gatishmëri për t’i ndihmuar.

“Është një prej grave e cila me përkushtim dhe dedikim të madh e merr punën. Tash unë e kam kuptu disa herë që është përfol emri i saj edhe në situata kur kemi pasë p.sh deputetë apo deputete që kanë qenë të pakënaqun, apo në rastin kur kemi pasë një largim të një deputeteje nga grupi parlamentar. Dhe padrejtësia më e madhe që i bëhet Dejonës në këtë kontekst është që përkundrejt ofrimit të gatishmërisë së saj për të ndihmuar për të qenë afër të gjithëve, nëse kanë nevojë natyrisht ose të themi asistim për çështje të politikave në sferën e caktuar, ajo më së lehti vendoset në thumbin e kritikës nga të njëjtit që kjo i ka ndihmuar”, ka shtuar Kusari-Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat