Takimi i 27 shkurtit, Kurti tha se pritet të bisedohet mbi bazën e propozimit evropian

Aktuale

Takimi i 27 shkurtit, Kurti tha se pritet të bisedohet mbi bazën e propozimit evropian

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 21:16
Pamje nga Brukseli

E hëna e 27 shkurtit, pritet jetë data kur do të takohen edhe një herë në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Fillimisht pritet që të dy liderët ballkanik, të kenë takime të ndara me ndërjetësuesin evropian Mirsolav Lajçak, e më pas edhe një takim i përbashkët.

Për këtë takim, të martën ka folur shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti.

Ai tha se pret që në kryeqendrën evropiane të diskutohet mbi bazën e propozimit evropian.

“Nga dita e hënë kur zhvillohet takimi i radhës i takimit të lartë ne presim që edhe të ketë diskutime të mëtutjeshme edhe të ecim përpara mbi bazën e atij propozimi, mirëpo për gjërat e tjera nuk mund të flasim tani edhe për shkak se jo pak varet nga fasilituesit apo ndërmjetësit”, ka thë Kurti.

Teksa shtoi se diskutimi nuk bënë të jetë në interesin e vetëm njërës palë, duke aluduar në takimin paraprak kur e kishte akuzuar Josep Borellin se ishte vënë në anën e Serbisë.

“Janë pesë fjali të preambulës, janë 10 nene gjithsej dhe unë besoj që duhet t’i përmbahemi propozimit që kemi marrë e jo interesit të njërës palw”, ka shtuar ai.

E sipas njohësit të çështjeve politike,  Arbnor Sadiku, diskutimi për asociacionin e komunave me shumicë serbe, do të jetë i pashmangshëm.

“Do të ketë përshpejtim të zbatimit të nismës franko gjermane marrëpër normalizim të raporteve midis Kosovës dhe erbisë. Por edhe në të njejtën kohë do të kemi një marrëvesje të të dyja palëve rreth zbatimit të asociacionit nëkuptimin e asaj që të jetë i njëtrajtshëm”, shtoi ai.

Propozimi evropian, është thënë se mund të nënshkruhet nga palët në mes periudhës mars-qershor të këtij viti.

Së fundmi, bashkësia ndërkombëtare përmes të dërguarve special ka intensifikuar presionin për marrëveshje, në atë që po quhet faza e fundit e dialogut Kosovë – Serbi.

Dy shtetet e vogla ballkanike bisedimet për normalizim i kanë nisur që nga viti 2011.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat