Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Tinka Kurti ka “thumbuar” paksa Partinë Demokratike të Kosovës.
Kjo pasi PDK vendosi që Ligjin për Byronë e Konfiskimit ta dërgojë në Kushtetuese.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti tha se ky veprim i PDK-së është shpresa e fundit për t’i ikur konfiskimit të pasurisë.
“Kushtetuesja si fija e fundit e shpresës për PDK-në me shpëtu nga Byroja e Konfiskimit”, shkroi ajo.