Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë se kryeministri Kurti është duke e neglizhuar Kuvendin, sepse sipas saj opozita nuk ka informata rreth agjendës së dialogut.
Kadrijaj në një prononcim tha se, AAK-ja përkrah Qeverinë e Kosovës kur është në pyetje përballja me Serbinë me kusht që qasja e saj të jetë në dakordim me SHBA-të.
“Sa i përket dialogut, kryeministri ka kohë që ka neglizhuar Kuvendin. Ne si opozitë nuk kemi informata rreth agjendës së dialogut. Sa i përket përballjes me Serbinë, ne si AAK e mbështesim qeverinë e Kosovës me kusht që qasja e saj të jetë në dakordim të plotë me aleatët tanë, në veçanti meShBA”, tha Kadrijaj.
Kadrijaj thotë se plani franko-gjerman është një bazë e mirë për largimin e barrierave ekzistuese.
“Konsiderojmë që plani franko-gjerman është një bazë e mirë për arritjen e progreseve të mëtutjeshme dhe largimit të barrierave ekzistuese, e cila do duhej të përfundojë me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Kadrijaj.