Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, në kohën e rastit të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, i është përgjigjur akuzave të nënës së të ndjerit Astrit Dehari, se ai nuk kishte komunikuar kurrë me djalin e saj.
Siç tha Hoxha në Rubikon, në atë kohë, me rastin e paraburgimit të Astrit Deharit, po merrej prokurori i caktuar nga Prokuroria Speciale, teksa ai vet, nuk ka pasur asnjë të drejtë ta vizitonte.
”Më vjen keq për nënën e të ndjerit Astrit”.
”E kuptoj se ajo është prind dhe e ka dhimbjen e mllefin, mirëpo nuk qëndrojnë ato akuza drejt meje – se unë e kam marrë në pyetje atë”.