​Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ishte pjesë e “Unstoppable Conference”

Aktuale

​Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ishte pjesë e “Unstoppable Conference”

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 10:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK)me qëllim të ngritjes së vetëdijes mbi nevojën për qasje dhe mundësi të barabarta të grave dhe burrave në vendimmarrje në të gjithë sektorët dhe veçanërisht atë të biznesit, ishte pjesë e “Unstoppable Conference”.

DhTIK njfton përmes një komunikate se “UnstoppableConference” kishte rreth 60 panelistë dhe mbi 150 pjesëmarrës nga mbi 20 shtete të ndryshme.

“Si DhTIK është gjithmonë kënaqësi të gërshetojmë përvojat me personalitete nga rajoni dhe bota për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe avancimit të biznesit kosovar në tregje rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e DhTIK.

Në këtë konferencë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, është prezantuar nga Drejtoresha Zana Beqiri.

Konferenca “Unstoppable” është organizuar nga Wester Balkans Fund dhe mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë dhe Visegrand Fund. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat