Mëngjesin e sotëm, me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, është bastisur shtëpia e ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Bastisjen e konfirmoi avokati i Behramajt, Artan Çerkini.
Çerkini tha bastisja po vazhdon akoma, derisa tha se nuk mund të japë detaje derisa të përfundojë aksioni.
“Po, unë kam qenë në cilësinë e avokatit Behramaj. Bastisja është në rrjedhje e sipër. Deri më tani janë duke u kryer veprimet e bastisjes. Deri të përfundojë bastisja nuk mund të deklarojë më shumë se kaq”, tha ai.