Ish-nënkryetarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, e ka ngritur një dyshim në profilin e saj në Facebook pas bastisjes së banesës së ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Adil Behramajt.
Dërguti ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook një pjesë të një editoriali të shkruar nga Behrami.
Aty shprehet qëndrimi i tij në lidhje me Gjykatën Speciale.
“Nëse arsyeja e bastisjes së Adil Behramit qenka editoriali i tij, atëhere në shenjë të përkrahjes, po ia ripostoj deklaratën”, u shpreh ajo në Facebook.