Prokuroria e Specializuar në Hagë nuk i ka komentuar hetimet ndaj Adil Behramajt, ish-këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi.
Këtë të mërkurë, u raportua se prokurori i Dhomave të Specializuara ka urdhëruar që të realizohet një aksion në banesën e Behramajt në Prishtinë.
Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, ka thënë se nuk e komentojnë hetimin mbi të.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton mbi hetimet e veta”, është shprehur Bennett.