Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar ambasadorin jorezident për Kosovën të Republikës Islamike të Pakistanit, Yousaf Junaid.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet miqësore, zhvillimet politike aktual.
Si dhe u shkëmbyen pikëpamje në lidhje me mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha dhe sektorë të ndryshëm me interes të ndërsjellë, thuhet në komunikatën për media të Kuvendit.
.Po ashtu, ambasadori Junaid konfirmoi mbështetjen dhe përkushtimin e Pakistanit për fuqizimin e raporteve mes dy shteteve.