Aktivisti malazias flet rreth rrahjes së profesorit shqiptar: Policia duhet të ezkaminohet psiqikisht

Aktuale

Aktivisti malazias flet rreth rrahjes së profesorit shqiptar: Policia duhet të ezkaminohet psiqikisht

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 15:49
Rrahja e profesorit

“Nuk ishte vetëm incident, këto gjëra po ndodhin shpesh”. Kështu thotë Vesko Pejak nga partia malaziase “Alternativa Crna Gora” në një përgjigje, i pyetur rreth rrahjes brutale të profesorit shqiptar nga policia kufitare malaziase, Petraq Milo.

Vesko Pejak thotë se edhe vetiu i janë drejtuar policisë kufitare malaziase rreth ngjarjes në fjalë, por se nuk kanë marrë përgjigje as ata.

Megjithatë, Pejak ka një shpjegim shqetësues.

“Por, unë e di që policia jonë nuk i është nënshtruar testeve për ekzaminim psikik që nga viti 2021. Shumë prej tyre kanë edhe ndonjë lloj çrregullimi mendor”, ka thënë Pejak.

Ngjarja brutale ku profesori shqiptar u rrah nga policia kufitare malaziase u riktheu me publikimin e disa pamjeve të reja në mediat lokale të Podgoricës.

Për këtë madje, më në fund, ka reaguar edhe kryeministri në mandatin teknik të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili tha se ekziston edhe një medalje tjetër e tregimit.

“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviq.

Pejak e quan “krejtësisht qesharake” arsyetimin e Abazoviqit. Ai thotë se ishte totalisht joprofesionale dhe e papërgjegjshme “të goditet dikush ashtu në fytyrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat