Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka reaguar ashpër lidhur me deklaratat që po bëhen për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari.
Gjinovci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për Deharin nuk mundet askush të flas, pos familjes së tij, përcjell Bota sot.
Sipas tij, armiqtë e Astritit, po derdhin lot krokodili se pse rasti nuk është zbardhur deri tani.
Reagimi i plotë i Gjinovcit:
A ka mundësi bre me mshelë gojën edhe mos me fol kurrkush për Astrit Deharin se e ka familjen e vet që flet për kauzën e tij. A po kuptoni, s'po ka kurrfarë kuptimi armiqtë e Astritit me lot krokodilli me vajtu për Astritin me demek kuku për neve hala s'u zbardh rasti i tij. Mshelne atë fucking gojë të hamamit.
#gërdi