Rrahja e profesorit nga policia, analisti hedh dyshimet: Sulm i paramenduar i qarqeve shoviniste serbo-malazeze

Aktuale

Rrahja e profesorit nga policia, analisti hedh dyshimet: Sulm i paramenduar i qarqeve shoviniste serbo-malazeze

Nga: A.Zh Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 16:09
Rrahja e profesorit

Analisti Skënder Mulliqi, ka reaguar për sulmin ndaj profesorit shqiptar Petraq Milo nga policia malazeze.

Mulliqi ka thënë se ky akt i “shëmtuar” nuk duhet të kalohet pa ndëshkim, pasi sipas tij, është sulm “mirë i paramenduar nga qarqet shoviniste serbo-malazeze”, përcjell Bota sot.

“Pamje të rënda të dhunës brutale me uniforma malazeze ndaj Prof. Petraq Milo në pikën kufitare.

Ky akt i shëmtuar duhet të mos kalon pa ndëshkim nga organet përkatëse të Malit të Zi, në të kundërtën do të kuptohet si rast jo i izoluar, por si një sulm mirë i paramenduar të qarqeve shoviniste serbo-malazeze.

Aq më të shëmtuar e barbar e bën këtë akt, fakti se profesori universitar, Milo ishte i shoqëruar në veturë me familje, ku shihen shqetësimet dhe frika e tyre e arsyeshme nga maltretimet që iu ndodhën, duke i rrahur dhe duke i terhequr zvarrë.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale e qe është virale, shihet dhe dëgjohet kur Milo u thotë policëve se “nuk kam bërë asgjë”.

Ky incident i rëndë, ështe bërë pak ditë para mbledhjes së planifikuar të përbashkët të dy qeverive”, ka thënë Mulliqi, në një reagim dërguar në “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat