Gjykata Speciale ka realizuar sot një aksion pas shumë kohësh.
Ata për disa orë kanë bastisur shtëpinë e ish-këshilltarit të Presidentit Thaçi, Adil Behramaj.
Pas këtij aksioni ka reaguar UD. të kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
Klinaku përmes një reagimi në Facebook ka thënë se pseudozyra e të ashtuquajturit Prokuror i Specializuar, vazhdon me skandale.
Reagimi i plotë:
Pseudozyra e të ashtuquajturit Prokuror i Specializuar, vazhdon me skandale. Është duke bastisur banesën e udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, dhe ish-këshilltar i Hashim Thaçit, Adil Behramaj.
Skandali edhe më i madh është se edhe pas gati dy vite e gjysmë të ngritjes së aktakuzave, kinse po bëjnë hetime.
#PoshtëGjykataSpeciale