Avokati Artan Qerkini ka deklaruar se bastisja në banesën e këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi është duke vazhduar.
Ai nuk ka treguar detaje rreth këtij operacioni veçse ka theksuar se të gjitha do të bëhen të ditura pasi të përfundojë bastisja.
Qerkini: Bastisja është në rrjedhë e sipër
“Bastisja është në rrjedhë e sipër, pas përfundimit të saj do të deklarohemi në tërësi ne lidhje me atë se çfarë ka ndodhur. Më lejoni të shkoj te vendi ku është duke u zhvilluar bastisja pastaj do të ju japim informata më të hollësishme. E gjithë kjo do të bëhet e ditur në fund të këtij procesi”. Bastisja është duke ndodhur në banesën e zotit Behramaj”, ka thënë Qerkini derisa ka hyrë në objektin ku banon Behramaj.
Mëngjesin e sotëm ka filluar basitsja në banesën e Adil Behramajt i cili ka qenë këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se nuk i komentojnë hetimet.
“ZPS nuk i komenton hetimet e saj”, thuhet në përgjigje.