Kryeministri kroat: Ka më shumë sinjale pozitive sot se më herët për planin franko-gjerman

Aktuale

Kryeministri kroat: Ka më shumë sinjale pozitive sot se më herët për planin franko-gjerman

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 17:36
Andrej Pllenkoviq

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, është shprehur sot se ka shumë sinjale pozitive për propozimin evropian (franko-gjerman) për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe shtoi se njohja de fakto isthe në rrugë e sipër.

Ai u pyet për propozimin në fjalë në një video-diskutim të organizuar nga Këshilli Atlantik.

“Besoj që ne si BE duam stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor…. Megjithatë, përshtypja ime është – bazuar në kontaktet e drejtpërdrejta që kam pasur – se tani ka më shumë sinjale pozitive për propozimin evropian se sa në fillim,” – u shpreh kryeministri kroat.

Pllenkoviqi u shpreh se Kroacia do të mbështeste gjithçka me të cilën dakordoheshin të dyja palët.

Po ashtu, ai u shpreh pozitiv edhe në lidhje me marrëdhëniet e Kroacisë me Serbinë duke potencuar faktin se në qeverinë serbe tashmë kishte edhe një pjesëtar kroat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat