Visar Ymeri nuk dha ndonjë datë apo muaj se kur mund të arrihet marrëveshja përfundimtare me Serbinë, por theksoi se kjo s`mund të zgjasë shumë vite.
Ai tha se plani evropian nuk parasheh njohje mes dy vendeve, por çon deri tek ky proces në të ardhmen.
“Në Planin evropian nuk ka njohje. Mirëpo procesi duket të jetë i dizajnuar ashtu që të dërgoj te njohja. Por jo mund të zgjasë shumë vite. Mënyra se si i referohen procesit dhe marrëveshjes sponzorizuesit e tij kuptohet që në këtë fazë nuk do të kërkohet njohje formale e ndërsjellë. Njohja duke të jetë lënë për kohën kur Serbia është para anëtarësimit në BE e që mund të marrë vite të tëra”.
Duke komentuar zërat se Kurti e do rrëzimin e vet për shkak të Asociacionit, ish-bashkëpartiaku Ymeri thekson se cilido veprim i cili zvarrit procesin e dialogut ka pasoja.
“Cilido veprim i cili do ta zvarris procesin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje brenda tij do të dënohet seriozisht nga partnerët tanë perëndimor. Së këndejmi do të ketë edhe ndëshkime diplomatike e tjera. Mendoj që procesi i dialogut ka ecur shumë dhe është bërë tejet serioz, që nënkupton se asnjëra palë nuk kanë hapësira manovrimi a pengimi të tij”.