Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde është deklaruar pas darkës së mbrëmshme të zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti, me rastin e 15 vjetorit të vendosjes së raporteve bilaterale në mes të Gjermanisë dhe Kosovës.
Kësisoj, diplomati gjerman tregoi se Gjermania do të vazhdojë t’i ofrojë Kosovës mbështetje, këshilla por edhe kritika konstruktive.
“Gjermania do të vazhdojë të ofrojë mbështetje, këshilla dhe kritikë konstruktive.
Objektivi ynë i përbashkët: Ta bëjmë Kosovën një storie suksesi”, shkroi ai në Twitter.