Komandanti i misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me ambasadorët e vendeve kontribuuese dhe përfaqësuesit e lartë kombëtarë të KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.
Gjatë takimit, gjenerali Ristuccia i falënderoi mysafirët për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme për misionin e KFOR-it.
Ai njoftoi ata me situatën operacionale në Kosovë.
Ngjarja është një iniciativë e komandantit të KFOR-it me qëllim të përmirësimit të vetëdijes për situatën e sigurisë dhe koordinimit ndërmjet përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe vendeve kontribuuese të misionit.