Tashmë ka përfunduar organizimi për të shënuar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, organizim ky i cili u zhvillua në Beograd.
Pjesë e tij ishte edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili e konfirmoi përfundimin e këtij organizimi.
Ai gjithashtu për Klankosova.tv bëri të ditur se aty kishte edhe pjesëmarrës nga sektori civil në Beograd dhe se gjithçka kaloi mirë.
“Organizimi ka përfunduar, mirë ishte, pati pjesëmarrës nga sektori civil në Beograd. Ishte gjithçka e zakonshme”, u shpreh Kamberi.