Politologu Shkëlzen Gashi beson se gjendja në sektorin e kulturës në Kosovë nuk ka ndryshuar asgjë nën pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gashi, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj ndarjes së medaljeve nga presidentja Vjosa Osmani kundrejt institucioneve qendrore të kulturës.
Postimi i plotë:
Zonja Presidente, për çfarë meritash e keni fjalën?
Gjatë tanë dekadës që e kemi lanë mbas, Lëvizja Vetëvendosje! me të drejtë ka thanë se gjendja në fushën e kulturës në Kosovë është shumë e keqe. Premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje! për kulturë ka qenë: ndryshime rrënjësore. Për këto dy vjet të Lëvizjes Vetëvendosje! në pushtet, gjendja në institucionet qendrore të kulturës nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë.
Mirëpo, Presidentja e Kosovës me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ju paska nda Medalje Presidenciale të Meritave pothuajse të gjitha institucioneve qendrore të kulturës:
- Baletit Kombëtar të Kosovës
- Teatrit Kombëtar të Kosovës
- Galerisë Kombëtare të Kosovës
- Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve
- Filarmonisë së Kosovës dhe
- Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Zonja Presidente, për çfarë meritash e keni fjalën?