Vuçiq: Do të jemi nën presion të madh në Bruksel

Aktuale

Vuçiq: Do të jemi nën presion të madh në Bruksel

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 21:17
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sonte se situata në të cilën ndodhet Beogradi sipas tij, nuk është e thjeshtë dhe se ai do të jetë i ekspozuar ndaj presionit të madh në Bruksel më 27 shkurt.

Të hënën e ardhshme, do të ketë takim mes kryeministrit të Kosovës dhe Vuçiqit në Bruksel, ku do të diskutohet propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

“E gjithë kjo është një shfaqje në të cilën presioni në fund është mbi ne. Por nuk është hera e parë, as në histori dhe as në 10, 11 vitet e fundit”, tha Vuçiq.

Ai po ashtu tha se thelbi është gjithmonë tek Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe.

“Ai nuk ma tha këtë, por mendoj se do të marr diçka para të hënës. Ata duan të thonë se sektori i energjisë ende nuk ka përfunduar, por ka problem edhe me licencat për të drejtat e shpërndarjes. Por të gjithë e dinë se thelbi është Bashkimi i Komunave Serbe. Ose do të vazhdoni të zgjidhni çështjen AKS-së, ose faleminderit. Dhe kaq”, tha Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat