Tahiri për Asociacionin: Nëse Kurti udhëton të hënën ne Bruksel, do ta nënshkruaj marrëveshjen

Aktuale

Tahiri për Asociacionin: Nëse Kurti udhëton të hënën ne Bruksel, do ta nënshkruaj marrëveshjen

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 22:07
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),Abelard Tahiri ka thënë se nëse kreu i ekzekutivit, Albin Kurti do të realizojë udhëtimin e tij drejt Brukselit të hënën, i njëjti do të nënshkruaj marrëveshjen mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Tahiri ka thënë se nga qershori, Qeveria veçse do të merret me hartimin e draftit të Asociacionit, nëse i njëjti nënshkruhet.

Kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb, ditën e hënë, sipas të gjitha gjasave, prej asaj çka kemi dëgju dhe bisedu me akterë të ndryshëm, ditën e hënë do t’a nënshkruajnë marrëveshjen. Pastaj i kemi zgjedhjet në Veri ku do të mbahen dhe do të zgjedhen katër organet legjitime të komunave në Veri të Kosovës dhe pas asaj, besoj nga qershori, do të kemi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në hartimin e statusit të këtij Asociacioni i cili përcakton strukturat e Kuvendit e të gjitha ato dhe do të fillojë jetësimi i kësaj marrëveshjeje duke mos qenë pjesë e një marrëveshjeje finale”, ka deklaruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen më 27 shkurt në Bruksel në kuadër të dialogut, ku do të diskutojnë për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve.

Në faqen zyrtare të Zyrës për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, është bërë e ditur se fillimisht do të zhvillojnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin.

Këto takime do të fillojnë në orën 15:00 dhe më pas do të ketë një takim të përbashkët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat