Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, sonte rreth orës 19 e 15, në magjistralen Shtime-Ferizaj.
Postimi në Facebook:
Jashtëzakonisht i dhembshëm lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve në aksidentin rrugor në aksin Ferizaj – Shtime.
Në këto orë të rënda, bashkëndjej me familjarët e viktimave, të cilëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.