Ishte deputeti i LVV-së, Haki Abazi i cili përmes një konference për media tha se Dejona Mihali është njeriu kryesor që kontrollon grupin parlamentar të Vetëvendosjes dhe vendimet që merren në këtë parti.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka folur në lidhje me këtë. Ai tha se ajo nuk i ka shkuar asnjë fjalim atij.
“Unë Dejona Mihalin e shoh vetëm kur kemi ndonjë takim në Kuvend. Unë kurrë nuk i kamë dorëzuar asnjë fjalim për shkrim as për përmisim“, tha ai.
Haki Abazi tha se Dejona Mihali është njeriu kryesor që kontrollon grupin parlamentar të Vetëvendosjes dhe vendimet që merren në këtë parti.
Ani pse Dejona Mihali është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, në web-faqen zyrtare të kësaj partie nuk gjendet biografia e saj, për dallim nga zyrtarët tjerë të VV’së. Si informacion për publikun është dhënë vetëm pozita e saj si ‘Koordinatore e Komiteteve‘.