Policia deklarohet për aksidentin tragjik në hyrje të Shtimes

Aktuale

Policia deklarohet për aksidentin tragjik në hyrje të Shtimes

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 23:41
Pamje nga aksidenti

Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë lidhur me aksidentin tragjik në hyrje të Shtimes ku mbetën të vdekur katër persona.

Sipas komuniaktës në këtë aksident janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën:

A. M ( M/K) , viti i  lindjes 1984

A. I  ( M/K),    viti i lindjes 1986

M.B ( M/K)     viti i lindjes 2000 dhe

A. I ( M/K)      viti i lindjes 2002

Ndërsa të lënduar janë:

F.G ( M/K) dhe B.G ( F/K) të moshës madhore ( mosha e sakt deri më tani nuk dihet), të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjeksore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërsa në automjetin e tretë që ishin dy persona nuk raportohet për të lënduar.

“Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet. Në vendin e ngjarjes kanë dale ekipe të emergjencave dhe zjarrëfikësit. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në komunikatën e PK’së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat