Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjet që humbën më të dashurit e tyre që humbën jetën mbrëmë në aksidentin në magjistralen Ferizaj – Shtime, ku humbën jetën katër të rijnë.
Ai ka shkruar se ndjehet thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të këtyre të rinjve.
"Thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve nga aksidenti mbrëmë në magjistralen Ferizaj - Shtime.
Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejt për të lënduarit", shkroi Haradinaj.