Në prag të njëvjetorit të nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të të ukrainasve që humbën jetën në këtë luftë.
“Nuk kam kurrfarë dyshimi që populli i Ukrainës do ta fitojë këtë luftë të drejtë”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Të premtën bëhen një vit që kur Rusia nisi pushtimin e fqinjit të saj, Ukrainës.
Seanca po vazhdon.