Kjo është shoqata e Kërkim-Shpëtimit që ishte pjesë e aksionit pas tërmetit në Turqi

Aktuale

Kjo është shoqata e Kërkim-Shpëtimit që ishte pjesë e aksionit pas tërmetit në Turqi

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 12:44
Vjosa Osmani ka pritur në takim Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.

Asaj ajo ia ka ndarë një mirënjohje për kontributin vullnetar në operacionin humanitar në Republikën e Turqisë, pas tërmetit që goditi këtë shtet.

Sipas një komunikate për medie, në takim me vullnetarët e kësaj Shoqate, Presidentja Osmani çmoi lart kontributin e tyre.

Ajo ka potencuar se ata kanë përfaqësuar denjësisht shpirtin solidar e human të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat