“Edhe lopa në grazhd e di”, Konjufca i ndërhyn deputetit të VV-së

Aktuale

“Edhe lopa në grazhd e di”, Konjufca i ndërhyn deputetit të VV-së

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 13:33
Jahja Kokaj

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, në seancën e sotme të Kuvendit, është inkuadruar në temën e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

Kokaj në fillim të fjalimit të tij tha se “edhe lopa në grazhd e di se kush i ka humbur ato 8 mijë e 200 hektarë".

Menjëherë ndërhyri kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili bëri thirrje që të mos përmenden emrat e kafshëve në relacion me asnjë deputet.

Seanca e Kuvendit është duke vazhduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat