Nysret Gubetini, ish-kryetar i Shoqatës së Shurdhmemecëve në Mitrovicë pasditen e 6 janarit ishte gjetur i vdekur në ndërtesën e atij institucioni.
Ishte prokuroria e Mitrovicës, e cila konfirmoi se vrasja ishte e dhunshme. Sipas njoftimit të prokurorisë, Gubetini u godit me mjet të mprehtë disa herë.
“Prokurori kujdestar ka dal në vendin e ngjarjes, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhej në komunikatën për media.
Edhe pse kanë kaluar plot 32 ditë që nga vrasja e Gubetinit, akoma nuk ka asnjë të arrestuar.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Jo deri më tani nuk ka të arrestuar lidhur me rastin që kishte ndodhur në Shoqatën e Shurdhmemecëve”, tha ai.
I kontaktuar nga media ka qenë edhe zëdhënësi i prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni i cili poashtu tha se nuk ka të arrestuar. I njëjti, kur ishte kontaktuar dy ditë pas vrasjes kishte thënë se janë intervistuar dëshmitarët e rastit.
Media kishte kontaktuar edhe me familjarët e Gubetinit, por, të njëjtit kishin pohuar se ai nuk kishte qenë në konflikt me askënd andaj dhe nuk mund të drejtonin gishtin tek dikush.