Analisti politik Binak Maxharraj, ka reaguar pas deklaratës së deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës Valentina Rexhepi-Bunjaku.
Kjo e fundit, ka thënë se qytetarët “kanë me u ngi Albin”, pasi kanë mbetur edhe dy vite deri në përfundim të mandatit nga kryeministri Albin Kurti.
Sipas analistit, deputetja e LDK-së duhet të pres edhe 12 vite, për “t’u ngi Albin”, përcjell Bota sot.
Reagimi i Maxharrajt:
Këta të LDK-së po i kënaqin qytetarët me sihariqet e tyre.
Më parë deputeti Hisen Berisha, pati deklaruar se 100 herë më i mirë është Richard Grenelli, autori i grushtshtetit në Kosovë kur e rrëzoi qeverinë Kurti I.
Por, sot hiq nuk e paska lënë mangu edhe deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku me sihariqun e saj kur deklaroi se:
"Edhe për dy vjet qytetarët kanë me u ngi Albin".
E po mirë Albini nuk i paska punë keq kur dihet se qytetarëve iu është desht 15 vitesh që të ngihen Hashim Thaç, 10 vjet që të ngihen Isa Mustafa.
Më vjen keq për deputeten e LDK-së se qytetarët e saj saj po u deshkan me prit edhe 12 vjet për me u ngi Albin Kurti.
Pra, brenda kësaj kohe Albin Kurti do t’i rregullojë disa gjëra të pista, të këqija që Thaçi e Isa ia kanë ngi qytetarët.