Borell bisedon me Guterres për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Borell bisedon me Guterres për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 16:29
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell dhe Antonio Guterres

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres me të cilin kanë diskutuar edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. 

Këtë e kanë konfirmuar nga Bashkimi Evropian, duke thënë se Borell dhe Guterres kanë folur edhe për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Çështjet tjera të trajtuara gjatë bisedës ishin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Procesi i Paqes në Lindjen e Mesme, Etiopia dhe Saheli”, thuhet nga zyra për media e BE-së.

Takimi ka ndodhur më 22 shkurt kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së filloi debatin e saj për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën, që përkon me shënimin e një viti që kur Rusia filloi luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat