Çdo punëdhënës obligohet që në 50 të punësuar, ta punësojë edhe një person me aftësi të veçanta

Aktuale

Çdo punëdhënës obligohet që në 50 të punësuar, ta punësojë edhe një person me aftësi të veçanta

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 17:16
Hekuran Murati

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur që bazuar në Ligjin për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, të punësojnë së paku 1 person të kësaj kategorie.

Në njoftimin e MFPT, thuhet se nga sektori publik, privat dhe organizatat jo-qeveritare të cilat nuk e përmbushin obligimin ligjor për punësimin e personave me aftësi të veçanta obligohen që për nxitjen e punësimit të kësaj kategoria, të paguajnë kontribute mujore në lartësi të shumës së pagës minimale.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me programin Qeverisës, mbetet e përkushtuar për të krijuar qasje të barabartë në tregun e punës për të gjitha kategoritë shoqërore”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, njoftohet se: Kontributet mujore paguhen në llogarinë e veçantë në Thesar, sipas të dhënave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat