Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka reaguar në lidhje me marrëveshjet e Procesit të Berlinit, ku për këtë ka thënë se Kosova e ndjek shembullin.
“Kosova ndoqi shembullin. Sot Kuvendi i Kosovës ratifikoi të tri marrëveshjet e mobilitetit të nënshkruara në Samitin e Procesit të Berlinit”, ka thënë ai një cicërimë në Twitter.
Tutje, ai është shprehu se mezi pret t’i shoq të gjithë qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të shijojnë përfitimet shumë shpejt.
“Mezi pres t’i shoh të gjithë qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të shijojnë përfitimet shumë shpejt”, ka shkruar Sarrazin.