Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për familjet e katër të rinjve që humbën jetën në aksidentin e mbrëmjes së djeshme në rrugën Ferizaj-Shtime.
Pacolli titje ka apeluar për kujdes të shtuar në rrugë.
Postimi i plotë:
Katër të rinj, katër djem që sot i mungojnë prindëreve, miqve dhe shtetit tonë. Arsimi, Arlindi, Mërgimi dhe Armendi të prehen në paqe. E familjeve ngushëllime.
I lutem secilit: Kujdes të shtuar në rrugë!