Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe propozimin evropian.
Ajo është shprehur se procesi i dialogut ka degraduar.
Sipas saj propozimi evropian nuk është një marrëveshje finale.
“Fatkeqësisht kemi të bëjmë me një degradim të procesit, dokumenti i tillë çfare është nuk ka pikur nga qielli, ai është produkt i negocimit në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe fatkeqësisht i tillë çfare është nuk është një marrëveshje finale, është një zotim, një deklaratë politike përmes së cilës të dyja palët sigurojnë ndërmjetësinë, në këtë rast z.Lajçak që do të vazhdojnë procesin e dialogut dhe do të implementojnë të gjitha të gjitha marrëvshjet e arrira, përfshirë edhe Asociacionin”, është shprehur ajo.