Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka vazhduar me akuza të reja për Hashim Thaçin i cili tashmë është i burgosur nga Gjykata Speciale në Hagë.
Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se, Thaçi kundërshtarët politik ose i vriste e më pas i shpallte heronj ose i bënte këshilltarë.
Ai thotë se disa të tjerë pastaj i punësonte në PTK dhe Vala 900.
Miftari shprehet i lumtur që nuk i ka takuar asnjë kategorie, duke shtuar se as nuk është shpallë hero, këshilltar e as nuk ka qenë i punësuar nga Thaçi.
Postimi i plotë:
Me fat ose i kujdeshëm!
Hashim Thaçi konkurentët dhe kundërshtarët politik dhe sidomos dëshmitarët e mundshëm kundër tij, ata që kishte mundur t’i vriste ma vonë i shpallte heronj të Kosovës, kurse tjerët ose i kishte bë këshilltarë të tij, ose i kishte punësuar në PTK Vala 900.
Unë jam ndoshta me fat, s’i kam takuar asnjëres kategori, as hero, as këshilltar dhe as i punësuar në PTK Vala 900 😃😄😁 nga Thaçi!