Ka kohë që rasti i vdekjes së dyshimtë të ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, është duke prodhuar debate të ashpra në skenën politike të vendit.
Kësaj here me tone të larta janë përplasur Lirim Mehmetaj dhe anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi.
Mehmetaj e ka cituar kryetarin e PSD-së, i cili para disa ditësh tha se po të ishte i bindur se Astrit Dehari është vrarë, do ta kishin “kallur shtetin”.
Kjo, sipas tij, është mungesë e respektit ndaj shtetit. Sipas tij, duhet të ndahen individët nga shteti dhe institucionet.
Krasniqi, atij iu kundërpërgjigj duke i thënë se nëse do të besonte se ishte vrarë Dehari, do ta “kallte shtetin”.
Më poshtë gjeni një pjesë nga diskutimi i të dy penalistëve:
Krasniqi: Me ta vra dikënd? Me ta vra aktivistin politik?
Mehmetaj: Kush je ti me kallë Kosovën, a e di sa njerëz vdesin me kallë krejt vendin a?
Krasniqi: Nëse shteti më vranë, normalisht që ka me kallë, nuk ka përgjegjësi individuale. Kush është shteti me të vra?
Mehmetaj: Nuk të vranë shteti, kjo është mungesë totale e respektit ndaj shtetit.