Opinionisti Dardan Sejdiu, po vlerëson se secila marrëveshje që e mban në vazhdim dialogun me Serbinë, për të mbetet e papranueshme.
Kjo siç tha ai në Rubikon, meqë ujditë e tilla, vetëm sa e mbajnë Kosovën peng në dialog.
”Çdo marrëveshje e cila e vazhdon dialogun me Serbinë, për mua është e papranueshme. Çdo marrëveshje e cila e mban Kosovën peng, në dialog me Serbinë, është e papranueshme”.
Ai madje u shpreh i ashpër ndaj kryeministrit Kurti, se të hënën e 27 shkurtit, nuk do të firmoset ujdi për asnjë gjë konkrete.
”Çka ka me nënshkru ky [Albin Kurti]? – kurgjë hiç”.
”Për çka kanë me u marrë vesh, është për peng. Kemi me u marrë vesh për me nejt peng. Asnjë gjë nuk nënshkruhet. Për asnjë gjë nuk mirremi vesh. Nuk nënshkruhet asnjë gjë”, u përgjigj Sejdiu.