Opinionisti, Rrahman Paçarizi, akuzoi Albin Kurtin se pse për këto dy vjet sa është në postin e kryeministrit nuk arriti ta bëjë marrëveshjen me Serbinë më të mirë, apo supozon ai, ndoshta Kurti mendon që marrëveshja është mjaftueshëm e mirë!
“Çka bëri ai qe dy vjet si kryeministër? Pse është dashur të vijë Kurti për ta trazuar komplet vendin, jo tash dy vjet se është kryeministër, por pse e ka trazuar Kosovën prej nisjes së negociatave, prej planit të Ahtisarit e deri më sot për me mbërri deri te një rezultat që e kanë mbërritur edhe të tjerët? Madje pozita edhe ndërkombëtare dhe negociuese e Kosovës ka qenë shumë më e favorshme”, deklaroi Paçarizi.
Ai tutje shtoi se duke u përpjekur me heqë dorë nga përgjegjësia e cila i takon atij që nënshkruan, Kurti i shpërlajti duart dhe tha se “këtë s’e kam bërë unë, nëse doni ju ta pranoni ja po e pranojmë ne, por unë s’kam dorë këtu. Unë po bëj diçka keq por unë s’kam asgjë në dorë”.
Paçarizi vlerësoi se sot nuk e ka parë një Albin Kurt, por një politikan të Kosovës prej vitit 1999 e deri me sot.
“Cilindo që e kishit vendosur për të folur – ka fol njëjtë, merrni krahasoni, secili prej tyre ka pasur arsyetime të njëjta”, përfundoi ai.