Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj dhe Besian Mustafa, të sot kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Sipas tyre, Berishaj ka gënjyer gjatë dëshmisë në komisionin hetimor parlamentar më 17 nëntor të vitit 2022. Sipas deputetëve këtë veprim e kanë ndërmarrë që të mbrojnë dinjitetin e Kuvendit dhe vendit.
“Kallzimi penal është dorëzuar që që mbrojmë dinjitetin e Kuvendit dhe vendit” thuhet nga deputeti Selmanaj.
Sipas kallëzimit penal, publikimi në medie i transaksioneve financiare të kompanisë së Ambasadorit Berishaj, edhe gjatë viteve 2020-2021 dhe 2022, nxjerrin përfundimin se Berishaj ka konsumuar vepër penale sipas nenit 383 “Deklarimi i rremë nën betim” dhe nenit 384 “Deklarimi i rremë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kur ka dëshmuar pranë komisionit hetimor parlamentar me 17 nëntor 2022, duke thënë për kompaninë e tij “MB Consulting” “se është firmë që e ka formuar në vitin 2017 dhe se e njëjta nuk funksionon nga viti 2020”.
Në rast se shpallet fajtor, Berishaj mund të dënohet deri në 5 vite burgim.